Ermal Frashëri ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Harvard në fushën e drejtësise, me fokus në fushën e drejtësisë dhe zhvillimit ekonomik, ligjit ndërkombëtar, integrimit Europian, si dhe teorisë poltiko-sociale. Ai ka shkruar një mori shkrimesh për reformen në drejtësi dhe ligjit krahasues, Bashkimit Evropian, shërbime financiare, ligjet ndërkombëtare, dhe tema e diplomës së tij ka ekzaminuar marrëdhëniet midis integrimit rajonal në kontekstin e integrimit evropian dhe strategjive zhvillimore.
Ermali ka pasur role të ndryshme në mësimdhënie duke filluar nga viti 2006 në fushat e teorive politike dhe sociale, integrimit evropian dhe ligjit të BE-së, demokracisë, institucioneve ndërkombëtare, qeverisjes së mirë dhe sociologjisë. Para fillimit të studimeve të tij universitare – LL.M. dhe S.J.D., në Harvard, Ermali ishte një Student i Fulbright. Ai ka punuar në vendet e tjera në projekte të zhvillimit të ekonomisë dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri, Sri Lanka, Nepal dhe Tajlandë. Interesi i tij aktual
përqendrohet në ligjin dhe transformimin socio-ekonomik, integrimin rajonal, tregtinë ndërkombëtare dhe migracionin.