Albanian Rule of Law Center u themelua në 2017, me besim të plotë që të drejtat e njeriut dhe e drejta e ligjit janë parimet thelbësore për të eliminuar padrejtesitë civile. Qendra është themeluar nga tre individë me kombësi Shqipëtare, avokati dhe profesori i njohur Z. Jordan Daci (anëtar i Legal Experts Advisory Panel (LEAP) of Fair Trials International), Ermira Bashllari, LLM( e arsimuar në Amerikë, me një eksperincë të gjatë në promovimin e ligjit, të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore), dhe nga Av. MSc. Orgesa Daci, një profesioniste e re e specializuar në të drejtën penale, dhe e përkushtuar për të përmirësuar sistemin e drejtesisë në Shqipëri. Duke qenë rezidentë në Shqipëri dhe me një përvojë relatvisht të gjatë në fushën e drejtësisë, ata kanë përjetuar mungesën e drejtësisë dhe mungesën e respektit për të Drejtat Themelore të Njeriut, barazise gjinore, dhe të së drejtës së informimit qytetar. Ata janë të vendosur për të ndryshuar këtë situatë, duke ndihmuar në promovimin e të drejtës ligjore, të drejtave themore të njeriut, gjithashtu edhe duke përforcuar zërat e shoqërsië civile në Shqipëri.